Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, priti sot ambasadorin e Federatës Ruse, Aleksandar Botsan-Kharchenko me të cilin ka biseduar për situatën gjeopolitike si dhe marrëdhëniet serbo-ruse.
Siç bën të ditur presidenca serbe, Vuçiq e informoi diplomatin rus për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe për hapat e ndërmarrë nga Serbia.
Ai theksoi se “Serbia do të mbetet e përkushtuar ndaj dialogut si rrugë e vështirë por e vetme për të kërkuar një zgjidhje kompromisi”.
Ata diskutuan edhe për situatën në rajon, ndërsa Vuçiq theksoi siç thuhet në njoftim “përkushtimin e Serbisë në politikën e paqes dhe bashkëpunimit, për ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.
Vuçiq dhe Botsan-Kharchenko folën edhe për fushën e energjisë.