Home Lajme “Serbët vendor të Kosovës nuk i bashkohen protestës, ata nuk duan të jenë mish për top për regjimin e Vuçiqit”

“Serbët vendor të Kosovës nuk i bashkohen protestës, ata nuk duan të jenë mish për top për regjimin e Vuçiqit”

0

Shef i stafit në kabinetin e presidentes së Kosovës, Blerim Vela, përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se është e qartë që serbët në veri duan paqe dhe prosperitet për familjet e tyre pasi shumë prej tyre kanë zgjedhur të mos i bashkohen protestës së organizuar nga Serbia në veri të Mitrovicës.

Postimi i plotë:

“Serbët vendorë të Kosovës nuk i bashkohen masivisht protestës së organizuar nga Serbia në veri të Mitrovicës. Është e qartë se njerëzit atje, si kudo në Kosovë, duan paqe dhe prosperitet për familjet e tyre, dhe jo dhunë. Ata nuk duan të jenë mish për top për regjimin e Vuçiqit.” – shkroi Vela.

Exit mobile version