![Serbët e provokojnë Zhegrovën dhe shqiptarët, e shpalosin hartën e Kosovës me flamur serb në të Serbët e provokojnë Zhegrovën dhe shqiptarët, e shpalosin hartën e Kosovës me flamur serb në të](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/08/qw1-600x360-1.jpeg)
Serbët vazhdojnë të bëjnë propaganda me slogane dhe pankarta të ndryshme në sport.
Disa tifozë serbë u shfaqën së fundmi edhe në Francë, ku e shpalosën një flamur me hartë të Kosovës, por me ngjyra të flamurit serb.
Gjithashtu, në të shkruante “Nuk ka dorëzim”, duke e vazhduar ëndrrën e tyre se Kosova është pjesë e tyre.
Flag “No surrender” with the Auxerre fans on the road in Lille
—
Me këtë rast, tifozët serbë të Auxerre e provokuan Edon Zhegrovën pasi ky ekip u përball pikërisht me Lillen, aty ku paraqitet përfaqësuesi kosovar.
Zhegrova u inkuadrua në lojë në fund të ndeshjes, ndërsa nuk ra pre e këtyre provokimeve të serbëve.