Përdoruesit e rrjeteve sociale, po shpërndajnë videon ku shihet momenti i blerjes së votës, që është filmuar në qendrën e kryeqytetit të Serbisë – Beograd.
Përkatësisht bëhet fjalë për rrugën Mbreti Mark në pjesën e vjetër të qytetit të Beogradit, ku shihen personat në këmbim të vlerës monetare duke shitur votën e tyre.
E një gjë e tillë sipas ligjeve në fuqi në Serbi sanksionohet edhe me burgim deri në disa vite. Ndryshe zgjedhjet sot në Serbi janë karakterizuar me shumë parregullsi.