Home Ballina Sekuestrimi i vilave në Brezovicë? Flet kryeprokurori Jashari

Sekuestrimi i vilave në Brezovicë? Flet kryeprokurori Jashari

0
Sekuestrimi i vilave në Brezovicë? Flet kryeprokurori Jashari

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari ka konfirmuar për “Indeksonline” operacionin e rastit të fazës së parë për sekuestrimin e disa vilave në Brezovicë.

“Është duke u bërë identifikimi i vilave që janë objekt i hetimeve e pastaj bëhet kërkesa për sekuestrim”,  është shprehur ai.

Ndryshe, deri më tani që nga fillimi në rastin “Brezovica” janë arrestuar mbi 30 persona. “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, “Dhënie e ryshfetit”, “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”- janë këto veprat penale, për të cilat po hetohen biznesmenë e zyrtarë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Prokuroria e Ferizajt kishte konfirmuar se janë rreth 30 të arrestuar, 18 nga ta ndodhën në paraburgim, tre në arrest shtëpiak e disa të tjerë me masa më të buta.

“Është ngritur një aktakuzë për 11 të pandehurit – tre nga ta janë zyrtarë kurse 8 janë investues në zonën e parkut kombëtarë Sharri në Brezovicë. Janë nën hetim dhe 70 të pandehur të ndarë në dy lëndë. Mbi 30 persona te arrestuar-  18 paraburgim 3 në arrest shtëpiak dhe disa me masa me te buta e dita mbrohen në liri. Pra varësisht nga rrezikshmëria se sa e pengojnë hetimet apo mund të arratisen”.

Exit mobile version