Opinionisti Dardan Sejdiu, ka thënë se në vitin 2022, nuk pritet që të ketë negociata mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Kjo meqë sipas Sejdiut, Serbia, nuk ka qenë asnjëherë bashkëpunuese, teksa në Rubikon, ai u shpreh se lufta në Ukrainë, pritet të krijojë një mundësi për ta tejkaluar problemin mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.
“Serbia kurrë s’ka qenë bashkëpunuese”.
“Në këtë rrafsh, nuk mund ne të pretendojmë se negociata do të bëjnë Albin Kurti e Aleksandar Vuçiq”.
“Ekziston një problem për Republikën e Kosovës, është ajo që i kërkohet që të tejkalojë një problem me Republikën e Serbisë”.
“Për Kosovën është fat në fatkeqësi, lufta në Ukrainë. Këtu do të krijohet një mundësi për ta tejkaluar këtë problem”.
“Çdo kush që ka ndërtuar karrierë politikë në vitet ’90-ta, do të ndërtojë konstrukte të kësaj natyre”.
“Duhet të dalim prej kurthës së politikanëve. Problemi esencial në këtë shoqëri është ky: Duhet me heq qafe Serbinë. Pastaj mund të flasim për tema të tjera”, ka thënë ai në Rubikon të Klan Kosovës.