Home Sport Sebastian Vettel do të pensionohet në fund të sezonit

Sebastian Vettel do të pensionohet në fund të sezonit

0
Sebastian Vettel do të pensionohet në fund të sezonit

Formula 1 do të mbetet pa një prej pilotëve më ikonikë që ka parë sporti.

Ylli gjerman i Formula 1, Sebastian Vettel pritet të pensionohet në fund të këtij sezoni, përcjell lajmi.net.

Raportime të Chris Medland e japin këtë si çështje të kryer dhe tashmë të vendosur. Të njëjtën gjë e thotë edhe një postim i faqes zyrtare të Formula 1 në ‘Twitter’, duke u thirrur në konfirmimin e vet Vettel.

Vettel aktualisht garon me skuadrën e Aston Martin dhe është aktualisht në pozitën e 14-të.

Ai nuk ka asnjë fitore dhe asnjë podium të regjistruar në sezonin 2022.

Vettel, nëse pensionohet në fund të këtij sezoni, do të pensionohet si katër herë kampion botëror. 

Exit mobile version