Home Rozë Së shpejti prindër për herë të parë, Rihanna dhe A$AP Rocky drejt martesës

Së shpejti prindër për herë të parë, Rihanna dhe A$AP Rocky drejt martesës

0
Së shpejti prindër për herë të parë, Rihanna dhe A$AP Rocky drejt martesës

Rihanna dhe ASAP Rocky do të martohen në Barbados pas lindjes së fëmijës së tyre. Të paktën kështu raporton Dailymail sipas së cilës këngëtarja dhe partneri i saj janë gati të thonë ‘PO’ në atdheun e Rihanna-s.

“Rihanna është dashuruar plotësisht me A$AP. Ata kanë një lidhje shumë të ngushtë dhe Rihanna ka qenë gjithmonë mjaft tradicionale. Ata do të martohen, me siguri. Ajo u ka thënë miqve se dëshiron të jetë me të përgjithmonë, dhe ai ka thënë të njëjtën gjë. Nuk ka ende plane se kur do të jetë dasma, por nuk do të jetë para se fëmija të lindë. Ajo gjithmonë ka dashur të martohet dhe A$AP është personi i saj i përjetshëm,’ tha një burim.

Para pak ditësh Riri njoftoi se do bëhet nënë për herë të parë. Teksa ecte përkrah reperit në New York ajo ekspozoi barkun e rrumbullakosur por deri tani ende nuk ka detake rreth shtatzënisë.

Exit mobile version