Home Rozë Së shpejti fejesë me PM? Sarah tregon “planet” e tyre

Së shpejti fejesë me PM? Sarah tregon “planet” e tyre

0

Sarah Berisha u eleminua pak javë më parë nga shtëpia e “Big Brother”, dhe tani i është rikthyer jetës normale jashtë. Ajo vazhdon ende marrëdhënien e nisur brenda me DJ PM, ndaj kurioziteti i ndjekësve është i madh.Ata kanë treguar se kalojnë shumë kohë bashkë, e nuk i kanë kursyer as dedikimet romantike edhe publikisht.

Së fundmi, në një bisedë virtuale me ndjekësit, një prej tyre e ka pyetur blogeren nëse ka ndonjë plan për fejesë me PM.

Mirëpo, Sarah, me gjithë sinqeritetin e saj, ka kërkuar që t’ia shmangin pyetjet për fejesë, martesë etj, pasi ata kanë shumë pak që njihen.

“Mos ma merrni për të keq, por këto pyetjet për fejesë/ martesë dhe për fëmijë ju lutem mi kurseni. Sapo kemi dalë nga një format televiziv, 3 muaj kemi që njihemi me njëri-tjetrin. Çdo gjë kërkon kohën e saj”, ka shkruar ish-banorja.

Po ashtu ajo ka shuar tē tjera kuriozitete të ndjekësve, lidhur me jetën e saj. Sa i përket “Big Brother VIP”, blogerja ka thënë se Donaldi meriton ta fitojë.

Exit mobile version