Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës nuk do ta pranojë ‘lëmoshën’ prej 50 eurove që Qeveria e Albin Kurtit i ndau sot për shërbyesit civil.
Ymer Ymeri nga SBASHK ka thënë për Demokracia.com ka thënë se greva do të vazhdojë.
Ai ka theksuar se vendimi i Albin Kurtit është i njëanshëm.
Ymeri tha se sindikalistët kanë disa kërkesa jo vetëm rritjen e pagave prej 100 eurove.
“Jo nuk e pranojmë vendimin për ndarjen e 50 eurove. Qeveria nuk është konsultuar me ne. Kërkojmë që të plotësohet kërkesa jonë për ndarjen e 100 eurove deri në miratimin e Ligjit të Pagave”, u shpreh ai.
Ymeri tha se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave.
Ai po ashtu tha se edhe po t’u plotësohen të gjitha kërkesat Sindikata do të vendos pas marrjes së vendimit nga anëtarësi.