Home Rozë Sarah Jessica Parker infektohet me Covid-19

Sarah Jessica Parker infektohet me Covid-19

0
Sarah Jessica Parker infektohet me Covid-19

Ylli i “Sex and The City”, Sarah Jessica Parker ka rezultuar pozitive me Covid-19 vetëm disa ditë pasi bashkëshorti i saj Matthew Broderick u infektua me virusin.

Lajmin e bën të ditur producentët e shfaqjes në një deklaratë për Variety ku njoftuan për anullimin e shfaqes dhe i uruan  Matthew dhe Sarah Jessica shërim të shpejtë.

Aktorja 57-vjeçare aktualisht po luan shfaqjen ‘’Plaza Suite” në Broadway së bashku me bashkëshortin e saj 60-vjeçar Matthew Broderick.

Megjithatë, pavarësisht mungesës së Broderick-ut, shfaqja vazhdoi por tanimë edhe me mungesën e Jessica producentëve u kishin mbetur shumë pak mundësi.

Sakaq, organizatorët e shfaqjes i kërkuan falje publikut për anullimin e shfaqjes, por theksuan se biletat do të rimbursohen.

Exit mobile version