Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka hapur llogari në rrjetin social më “in” Tiktok.
Madje pas hapjes së llogaris ai ka postuar edhe videon e parë, shkruan lajmi.net.
“Mirëdita, një përshëndetje nga kanali im Tiktok. Jam entuziast se nga sot po filloj një komunikim me ju përmes këtij kanali që njeh përparim të shpejtë. E vërteta është se ka qenë një pasion dhe do të mbetet gjithnjë, teknologjia”, tha ai ndër të tjerash.
Brenda pak minutave pas hapjes së llogarisë ai mori mbi 900 ndjekës.