Home Sport Sacchi: Qava për Messin

Sacchi: Qava për Messin

0
Sacchi: Qava për Messin

Ish trajneri i Italisë, Arrigo Sacchi ka thënë së finalja Argjentina-Franca ishte ndeshja më e mirë që ka parë në një Botëror dhe se ai “qau nga kënaqësia që atë e fitoi Messi”.

Amerikano-jugorët e kanë pushtuar Botën me një fitore epike me penallti në finale kundër Francës të dielën.

“Pikë së pari, një rrëfim: kur Messi e ngriti Kupën e Botës në qiell, sytë e mijë ishin të lagur me lotë”, shkroi Sacchi në kolumnën e tij për Gazzetta.

“Mendoja për rrugën e tij, kur ai kishte fituar me Barcelonën, për driblimet e tij, për Topat e Artë të tij. Por, ishte ky mallkim që ai nuk mund të mposhte. Ai nuk e kishte fituar trofeun më të dashur me Seleccionin e tij”.

“Dukej më të vërtetë si një mallkim dhe kjo është arsyeja pse isha emocional kur ai ngriti kupën. Jeta është gjeneroze ashtu si futbolli. Gjithmonë ta kthen kur ju punoni shumë. Messi i dha shpresë dhe emocion, ai e djersiti dhe punoi shumë. Ky Botëror është çmimi për tërë karrierën e tij”.

Messi shënoi dy gola kundër Francës dhe shënoi penalltinë gjatë ekzekutimit të penalltive. Shoku i tij të PSG, Kylian Mbappe ia doli edhe më mirë, shënoi tre gola gjatë ndeshjes dhe po ashtu penalltinë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që ai ta fitonte për herë të dytë Botërorin.

“Në mendjen time, do të jetë një imazh absolut i argëtimit që mbajti miliarda njerëz të ngulur para televizionit. Kjo ishte një fitore e madhe për futbollin”, konkludoi tekniku italian.

Sacchi kishte arritur finalen në Botëror me Azzurri më 1994 por humbi me penallti kundër Brazilit. Ai ishte trajner i Italisë nga viti 1991 deri më 1996.

Ai drejtoi Milanin nga viti 1987 deri më 1991 dhe nga viti 1996 – 97, ku fitoi Kupën e Europës, që tani njihet si Liga e Kampionëve, dy herë, fitoi dy Super Kupa të UEFA-së, dy Botëror të Klubeve, një titull të Serie A dhe një Superkup.

Exit mobile version