Këngëtarja Tuna së fundmi ka reaguar e revoltuar në rrjetet sociale.
Kjo pasi një foto ku një i moshuar ishte xhiruar duke prekur pjesët intime të një vajze të mitur në Tiranë u bë virale në rrjete sociale si dhe në media.
Tuna e ka ndarë këtë moment në në InstaStory, duke shkruar se këto ngjarje do të ndikojnë që të dalin në dritë edhe plot histori të tjera me pedofilë.
“A e dini sa pedofili i lirë shëtitet në këto treva të korruptuara! Dhe njohim të tillë, por përderisa ligji i ka liruar ne duhet t’i trajtojmë barabartë me njerëzit e tjerë…por jo gjatë! Qëndroni gati për të tjera histori pedofiliste”, ka shkruar Tuna.