Home Ballina Sa para shpenzoi Lëvizja Vetëvendosje për fushatë zgjedhore?

Sa para shpenzoi Lëvizja Vetëvendosje për fushatë zgjedhore?

0

Mbi 1.3 milionë euro ka shpenzuar partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje gjatë vitit të kaluar për fushatë zgjedhore.

Komisioni Qendrorë Zgjedhor ka publikuar raportet financiare të partive politike, sipas së cilave del se partia e kryeministrit Albin Kurti, ka pasur mbi 2.1 milion euro të hyra gjatë vitit të kaluar.

Ndërsa në kategorinë e shpenzimeve Vetëvendosje ka pasur mbi 2.3 milionë euro, shkruan Insajderi.

LVV-ja ka shpenzuar më së shumti për pagat dhe kompensimet e strukturave të saj. Shpenzimet për këtë kategori kapin shumë prej 600 mijë eurove.

Exit mobile version