Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka dalur haptazi kundër tërheqjes së parave të Trusit, vendim ky që u nisë nga Partia Demokratike e Kosovës.
Madje, në një deklaratë skandaloze ai tha se momentalisht nuk është nevoja të përdoren fondet e Trustit për t’u përballur me krizën ekonomike, pasi kemi rritje ekonomike, shkruan Insajderi.
Duke harruar se çmimet në Kosovë kanë arritur mbi normale, dhe se paga minimale ende është 170 euro, e pamjaftueshme për qytetarët.
“Momentalisht nuk është nevoja të përdoren fondet e Trustit për t’u përballur me krizën ekonomike.Nuk është situata e njëjtë, sepse kemi një rritje ekonomike prej 10%”, ka thënë ai.
Por, sa kursime ka Armend Muja, kundërshtari i madh i tërheqjes së parave të Trustit?
Në bazë të të dhënave të publikuar në Agjencia kundër Korrupsionit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje del të ketë goxha kursime të mjaftueshme, për të kaluar krizën aktuale.
Muja ka mbi 15 mijë euro të kursyera nëpër banka e Kosovë, ndërsa mbi 1 mijë në llogarinë e tij rrjedhëse.
Ndërsa, gruaja e tij ka mbi 600 euro në një nga bankat.
Deputeti Muja, ka një banesë 60m katrorë të blerë me kredi- në vlerë të 35 mijë eurove dhe veturë të blerë nga kursimet në vlerë prej 6.400 euro.
Ai ka pagë mujore prej 1,800 eurosh nga Kuvendi i Kosovës dhe 2.250 euro nga Riinvest.