Home Ballina “Sa herë ta hapësh gojën unë ta kthej”, Ramush Haradinaj përplaset me Albulena Haxhiun

“Sa herë ta hapësh gojën unë ta kthej”, Ramush Haradinaj përplaset me Albulena Haxhiun

0
“Sa herë ta hapësh gojën unë ta kthej”, Ramush Haradinaj përplaset me Albulena Haxhiun

Deputeti i AAK-së dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka pasur një përplasje të shkurtër me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.

Kjo pasi që Haxhiu i ka ndërhyrë Haradinajt teksa ky i fundit i replikonte kryeministrit Kurti për çështje që ndërlidhen me dialogun me Serbinë.

“Sa herë ta hapësh gojën unë ta kthej”, i ka thënë Haradinaj-Haxhiut, pasi kjo e fundit i ka pëshpëritur diçka nga mbrapa.

Ndërkohë edhe kryesuesja e Kuvendit i ka bërë thirrje Haxhiut që të ketë kujdes.

Haradinaj tutje ka thënë se sa herë që dikush i flet nga mbrapa do t’ia kthejë.

Exit mobile version