Home Rozë Rya Kajtazi bënë rrëfimin e rrallë për dy abortet spontane: Kishim vite që donim të kishim një fëmijë dhe s’po ia dilja dot…

Rya Kajtazi bënë rrëfimin e rrallë për dy abortet spontane: Kishim vite që donim të kishim një fëmijë dhe s’po ia dilja dot…

0
Rya Kajtazi bënë rrëfimin e rrallë për dy abortet spontane: Kishim vite që donim të kishim një fëmijë dhe s’po ia dilja dot…

Këngëtarja Ryva Kajtazi ka bërë së fundi një rrëfim të rrallë.

Artistja ka folur për dy aborte spontane të pasuara nga shtatzëni aspak të lehta.

“Normalisht, është traumë ajo që një nënë që pret fëmijën e vet, sigurisht është dhimbje e madhe por shyqyr Zotit kam dy fëmijë dhe është arritja më e madhe në jetë për mua. Aborti që ndjeva dhimbjen më të madhe ka qenë para vajzës sepse isha në muajin e katërt të shtatzënisë, mësova gjininë dhe ishim shumë të lumtur. Përpos kësaj kishim vite që donim të kishim një fëmijë dhe s’po ia dilja dot.

Shtatzënitë i kisha jashtëzakonisht shumë të vështira, të rënda dhe nëse nuk je një femër e fortë e me disiplinë të madhe, në rastin tim nuk do e kishim çuar deri në fund. Me përkrahjen e familjarëve që më kanë ndenjur te koka non stop sepse isha e shtrirë, 5-6 muaj s’kam lëvizur fare, në regjim shtrati dhe ia dola, më bekoi Zoti me Dorelën”.

Exit mobile version