![Rusia pushton Çernobilin Rusia pushton Çernobilin](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/02/MT37QJPVTRMXZMYMXW4K6OTLPU-600x360-1-1.jpg)
Rusia merr nën kontroll centralin bërthamor të Chernobylit
Termocentrali bërthamor i Chernobylit është pushtuar nga forcat ruse, ka deklaruar këshilltari i zyrës presidenciale të Ukrainës, Mykhailo Podolyak.
“Është e pamundur të thuhet se termocentrali bërthamor i Chernobylit është i sigurt pas një sulmi krejtësisht të kotë nga rusët”, ka thënë ai.
“Ky është një nga kërcënimet më serioze në Evropë sot”, ka shtuar Podolyak.