Home Lajme Botë Rusia kërcënim për Moldavinë, kryeministrja: Trupat ushtarake janë tashmë në territorin e Transnistrisë

Rusia kërcënim për Moldavinë, kryeministrja: Trupat ushtarake janë tashmë në territorin e Transnistrisë

0
Rusia kërcënim për Moldavinë, kryeministrja: Trupat ushtarake janë tashmë në territorin e Transnistrisë

Moldavia ka shprehur shqetësimin e saj për një pushtim të mundshëm ga Rusia.

Kryeministrja e vendit, Natalia Gavrilita ka deklaruar se nëse Rusia lëviz më tej në jug drejt Ukrainës, atëherë shqëtesimët rriten.

“Për momentin është një skenar hipotetik, por nëse veprimet ushtarake lëvizin më tej drejt pjesës juglindore të Ukrainës dhe drejt Odesës, padyshim që do të shqetësoheshim shumë”, tha Gavrilita, duke theksuar se trupat ruse janë tashmë në territorin e Transnistrisë”.

Kryeministrja shtoi se Kishinau po bën gjithçka që është e mundur për të ruajtur paqen dhe stabilitetin dhe për të siguruar që armiqësitë të mos përshkallëzohen. /abcnews.al/

Exit mobile version