Home Lajme Botë ‘Rusët kanë ushqime vetëm për tre ditë’, ukrainasit ‘epërsi’ ndaj pushtuesve (Video)

‘Rusët kanë ushqime vetëm për tre ditë’, ukrainasit ‘epërsi’ ndaj pushtuesve (Video)

0
‘Rusët kanë ushqime vetëm për tre ditë’, ukrainasit ‘epërsi’ ndaj pushtuesve (Video)

Forcat ruse kanë karburant, ushqim dhe municione për luftën edhe për tre ditë, kështu pretendojnë komandantët ushtarakë ukrainas.

Pretendimet e tyre duket se konfirmohen edhe nga zyrtarët perëndimorë. Një zyrtar i Pentagonit shtoi se kishte probleme të vazhdueshme midis trupave ruse, që përfshin mungesë ushqimi dhe karburanti, si dhe probleme nga moti i acartë.

Raporti nga komanda e përgjithshme e forcave të armatosura ukrainase thotë se përparimi rus kishte ngecur .

Në ditën e 27 të pushtimit forcat ukrainase rimorën qytetin e Makariv, ndërsa luftimet e ashpra vazhduan dhe në qytete të tjera.

Presidenti i Ukrainës ka thënë se ata do të luftojnë deri në fund, dhe nuk do t’i dorëzojnë qytetet e tyre.

Deri më tani qyteti i Mariupolit është nder më të goditurit nga lufta. Më shumë se 200,000 njerëz janë të bllokuar aty, ndërsa situata është përshkruar si një ferr i vërtetë pasi mungojnë ushqimi dhe uji.

Exit mobile version