Home Ballina Rusët bombarduan teatrin ku strehoheshin, shpëtohen 130 njerëz në Mariupol

Rusët bombarduan teatrin ku strehoheshin, shpëtohen 130 njerëz në Mariupol

0

Të paktën 130 persona janë shpëtuar deri më tani nga rrënojat e teatrit që u bombardua nga forcat ruse në Mariupol, tha komisioneri i të drejtave të njeriut në Ukrainë.

Qindra njerëz ishin strehuar nën tokë kur teatri u bombardua nga Rusia. Në një fjalim televiziv, komisionerja për të drejtat e njeriut Lyudmyla Denisova tha se puna e shpëtimit është duke vazhduar në vend dhe ka ende 1,300 njerëz në bodrum.

Forcat ruse bombarduan teatrin, ndonëse e dinin që aty strehoheshin njerëz, përfshirë dhe shumë fëmijë. /abcnews.al

Exit mobile version