Antonio Rudiger do t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë gjatë verës që vjen pasi do t’i skadojë kontrata me Chelsean dhe “Los Blancos” nuk do të kenë nevojë të paguajnë për kartonin e tij.
Mirëpo, gjiganti spanjoll do të duhet t’i shpenzojë hiç më pak se 59 milionë euro për kontratën katërvjeçare të futbollistit gjerman.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll, “Marca”, i cili i ka zbuluar detajet e kostos totale të këtij transferimi,
Marrëveshja është bërë deri në vitin 2026, por ajo mund të zgjatet, varësisht prej paraqitjeve të lojtarit.
Futbollisti i Chelseat do të paguhet rreth 9 milionë euro me taksa çdo sezon, plus 2 milionë të tjerë , po ashtu me taksa.
Në këtë rast përfshihet pagesa e bonusit që arriti në Madrid si lojtar i lirë (4 vjet nga 2 milionë euro, në total 8 milionë).
Krejt këto e bëjnë pagesën vjetore të Realit për Rudigerin që e përfshin shifrën prej afro 15 milionë eurosh.
“Marca” zbulon se shuma totale që do ta paguajë Reali është rreth 59 milionë euro, por kjo vetëm duke e marrë parasysh shumën neto që do ta marrë Rudiger plus komisionin
Ai do t’i marrë 11 milionë euro në sezon pas taksave, ndërsa ajo mund të rritet ndërkohë.
Kështu, transferi do të jetë së paku 60 milionë euro, por mund të shkojë deri në 70 milionë apo më shumë.