Zyrtarja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka reaguar ndaj deklaratës së “zotëriut të parë”, Prindon Sadriu, i cili duke dashur të arsyetohet për sulmin e tmerrshëm ndaj mediave, tha se këto veprime i ka ndërmarrë duke dashur “ta mbrojë familjen e tij”, e cila siç thotë ai po i rrezikohet, mirëpo pa specifikuar nga kush, pse, si dhe kur.
Rrusta me anë të një postimi në Facebook ka thënë se familja e presidentes Osmani “është patriarkale”.
Këtë konstatim ajo e argumenton me faktin se aty është kryespersonazh një burrë i cili hidhet në mbrojtje të nderit të gruas.
“Familja e shenjtë e presidentës Osmani është patriarkale. Aty kemi kryepersonazh burrin i cili hidhet në mbrojtje të nderit të gruas. Gruaja më e sigurt dhe më me pushtet në Kosovë po ndihet e cenuar? Nëse kështu, çka mund të themi për gratë që nuk gëzojnë as pushtet, as mundësi punësimi e pavarêsimi?”, ka shkruar Rrusta.
Postimi i plotë i Rrustës në Facebook:
Familja e shenjtë e presidentës Osmani është patriarkale. Aty kemi kryepersonazh burrin i cili hidhet në mbrojtje të nderit të gruas. Gruaja më e sigurt dhe më me pushtet në Kosovë po ndihet e cenuar? Nëse kështu, çka mund të themi për gratë që nuk gëzojnë as pushtet, as mundësi punësimi e pavarêsimi?
Kot mbajti fjalimin për “ëndrrat e vazjave të vogla” teksa i ushqen me modele konzervatore.
Nga presidentja pritej së paku distancimi nga “burri i shtëpisë” që e merr në mbrojtje gruan e tij, duke i sulmuar mediat. Kjo heshtje e forcon mentalitetin e burrave si Prindoni.