Home Ballina Rritja enorme e çmimit të derivateve – Deputetët shpenzojnë rreth 35 mijë euro të taksave të qytetarevë për karburante

Rritja enorme e çmimit të derivateve – Deputetët shpenzojnë rreth 35 mijë euro të taksave të qytetarevë për karburante

0
Rritja enorme e çmimit të derivateve – Deputetët shpenzojnë rreth 35 mijë euro të taksave të qytetarevë për karburante

Një shumë prej 34 mijë e 690 euro kanë shpenzuar në total për derivate, deputetët e Kuvendit të Kosovës, vetëm në gjatë pjesës së parë të këtij viti.

Gazeta Insajderi, ka siguruar të dhënat e shpenzimeve të deputetëtve të kuvendit përmes qasjes në dokumentet publike.

Nga kjo del se vetëm në muajin dhjetor dhe janar deputetët kanë shpenzuar mbi 16 mijë euro për karburante. 11 mijë e 300 euro prej të cilave vetëm për udhëtimet për pjesëmarrje në seanca ndërsa 4 mijë 900 për pjesëmarrje në komisione, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas listës së shpenzimeve, në muajin shkurt deputetët e kuvendit kanë shpenzuar 4 mijë e 400 euro për karburante.

Por, shpenzimet u rritën në muajin mars 5 mijë e 420 euro dhe në muajin prill 5.830 euro, kur edhe cmimet e derivateve u rritën shumë, si shkak i luftës në Ukrainë. Kurse në muajin maj 2.780 euro.

Deputetët kampion të shpenzimeve për derivate del të jenë Albana Bytyqi, Hajdar Beqaj, Fidan Jilta, Pal Lekaj, Brahim Sabani, Erxhan Galushi, Enis Kervan, Samra Iliaz, shkruan Gazeta Insajderi.

Albana Bytyqi ka shpenzuar gjatë kësaj periudhe 1 mijë e 440 euro,  Hajdar Beqaj 1 mijë 350 euro, Fidan Jilta 1 mijë 305 euro, Pal Lekaj 1 mijë 215 euro, Brahim Sabani ka shpenzuar 1 mijë e 185 euro, Erxhan Galushi 1 mijë 125 euro, Enis Kervan 1 mijë e 125 euro dhe Samra Iliaz 1 mijë e 65 euro.

Exit mobile version