Armend Zemaj, ish ministër i shëndetësisë tani deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar rreth rritjes së numrit të rasteve me Covid-19, duke thënë se virusi ka marr hov ndërsa qeveria është në gjumë të thellë.
Zemaj e ka quajtur qeverinë si “qeveri e mashtrimit’’ duke shtuar se demagogjia dhe shantazhi dëmtojnë të arriturat në menaxhimin e shëndetësisë.
Tutje deputeti i LDK-së ka vijuar duke deklaruar se menaxhimi i shëndetësisë nuk mund të ketë sukses nga kolltukët.
Postimi i plotë:
Në dhjetë ditët e fundit është shumë brengosëse rritja e infeksionit me Covid-19. Virusi ka marrë hov të madh e Qeveria e mashtrimit në gjumë të thellë.
Për pakë ditë, afer 10000 mijë qytetarë janë pozitiv. Fatkeqësisht dhjetra qytetarë (pacientë) kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës.
Fronti i betejës kundër virusit është i hapur. Demagogjia dhe shantazhi demtojnë të arriturat në menaxhimin e shendetësisë dhe situatës pandemike.
Menaxhimi i sektorit të shëndetësisë do qasje proaktive dhe nuk mund të ketë sukses nga kolltukët, nga sheshet publike e as nga aeroplani.
Respekt për profesionistët shëndetësor të cilët përkundër gjendjes dhe injorimit nga MSh dhe Qeveria e mashtrimit ofrojnë përkujdesje të shkëlqyer shëndetësore.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=601134544701742&id=100044156048020