Home Ballina Rritja e çmimeve: Pres që brenda 2 javëve MINT-i të më sjell përgjigjen

Rritja e çmimeve: Pres që brenda 2 javëve MINT-i të më sjell përgjigjen

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar sot lidhur me shqetësimet e ngritura nga shumë qytetarë për ngritjen e çmimeve në mënyrë ekstreme tek të gjitha produktet bazë dhe më gjerë.

Sipas Kurtit së shpejti pritet që të merret një vendim konkret, për të cilin u diskutua sot edhe në mbledhjen e qeverisë.

Kurti theksoi se pret që brenda dy javëve t’i dërgohet një draft-projektligj nga MINT-i në mënyrë që të merret vendimi për t’u nxjerrë më pas në diskutim publik.

“Ndërkaq sa i përket ndryshimeve të agjendës legjislative ne e kemi bërë këtë me theks pikërisht të projektligjit që do të vie nga MINT-i lidhur me çmimet të cilat kur janë të papërballueshme për qytetarët do të duhej që të kenë një përgjigje nga ana e institucioneve. Besoj se kjo shpejt do të vie, besoj se dy javë kohë janë të mjaftueshme që MIT të më sjellë mua draftin e projektligjit përkatës.Kurse projektligji për pagat nuk është shtyrë për vitin e ardhshëm, përkundrazi po punohet që të finalizohet që sa më shpejtë të nxirret në diskutim publik”,tha ai.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, javën e kaluar tha se në disa vende është shtrenjtuar buka, posaçërisht se çmimet e grurit dhe miellit “kanë rënë për 7%”.

Hajdari tha se po e analizojnë situatën në treg dhe lëvizjen e çmimeve të produkteve esenciale ndërsa njoftoi se e kanë krijuar një grup të dytë punues për masën ligjore për produktet esenciale.

Ky grup do të analizojë se çfarë masa ligjore duhet të merren për produkte si gruri, mielli, buka, sheqeri, orizi, kripa, vezët, sapuni, etj

Exit mobile version