Home Lajme Rrezikohet jeta e Policëve të Kosovës, kriminelët e veriut gjuajnë me armë drejt tyre

Rrezikohet jeta e Policëve të Kosovës, kriminelët e veriut gjuajnë me armë drejt tyre

0
Rrezikohet jeta e Policëve të Kosovës, kriminelët e veriut gjuajnë me armë drejt tyre

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës mbetën dy orë para derës së një lokali në Rudne të Zveçanit.

Prisnin urdhrin nga prokuroria e gjykata për të hyrë me forcë në lokalin që dyshohet për prodhimtari ilegale të kriptovalutave, shkruan Gazeta Insajderi

Dy orë vonesë nga prokurorët serb janë shfrytëzuar që të mobilizohen kriminelët e veriut, tregojnë burimet e Insajderit.

Është hapur zjarr në drejtim të tyre me qëllim të largimit nga vendi i ngjarjes.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, që para disa ditësh krekosej me sukseset e Policisë në luftën kundër aktiviteteve ilegale ende nuk është deklaruar për rrezikimin e jetës së policëve nga vetë institucionet e Kosovës.

Exit mobile version