Të paktën 353 fëmijë ukrainas kanë vdekur dhe më shumë se 665 janë plagosur që nga fillimi i luftës me 24 shkurt, sipas një njoftimi të Zyrës së Prokurorisë për të Mitur të Ukrainës, shkruan CNN.
Shumica e viktimave dhe të plagosurve janë regjistruar në Donetsk, Kharkiv dhe Kiev.
Sipas informacioneve, forcat ruse kanë dëmtuar të paktën 2,138 institucione arsimore, nga të cilat 221 janë shkatërruar plotësisht.