![Rreth 200 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin e Kosovës Rreth 200 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin e Kosovës](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/07/2022_07_18_Rreth-200-bashkatdhetare-vizituan-Kuvendin-e-Kosoves-1.jpg)
Kuvendi i Republikës së Kosovës edhe këtë vit ka hapur dyert për bashkatdhetarët.
Në ditën e parë të këtij aktiviteti, rreth 200 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin e Kosovës.
Gjatë qëndrimit në hapësirat e institucionit, bashkatdhetarët u pritën nga deputetë dhe zyrtarë të administratës, duke u njohur nga afër me punën dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit.
Në kuadër të aktiviteti tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, dyert e Kuvendit do të jenë të hapura edhe të martën, më 19 korrik, nga ora 8:00 – 16:00.