Home Lajme Ronaldo, një nga 10 personat e vetëm në botë që e ka blerë veturën super-luksoze të Bugattit

Ronaldo, një nga 10 personat e vetëm në botë që e ka blerë veturën super-luksoze të Bugattit

0

Cristiano Ronaldo ka dëshmuar edhe njëherë dashurinë e tij të madhe që e ka për makinat.

Portugezi raportohet se ka shpenzuar 10.5 milionë dollarë për një veturë të tipit Bugatti – model i limituar, nga të cilat vetëm 10 janë prodhuar.

Gazeta gjermane bëri të ditur ka kontaktuar drejtpërdrejt me zyrtarët e prodhuesit të veturës franceze, të cilët nuk e kanë mohuar se Ronaldo ishte njeri nga blerësit, por as nuk e konfirmuan.

37-vjeçari zotëron një numër të madh veturash. Ai ka edhe modele tjera nga Bugatti, por edhe nga Lamborghini, Mercedes-Benz, Rolls-Royce, Ferrari, e shumë të tjera.

Koleksioni i veturave të Cristiano Ronaldos thuhet se tashmë vlen 21 milionë dollarë.

Exit mobile version