Home Sport “Ronaldo më ftoi në shtëpi për ta kaluar një natë së bashku, mund të isha unë në vend të Georginas”

“Ronaldo më ftoi në shtëpi për ta kaluar një natë së bashku, mund të isha unë në vend të Georginas”

0
“Ronaldo më ftoi në shtëpi për ta kaluar një natë së bashku, mund të isha unë në vend të Georginas”

Modelja dhe prezantuesja televizive, Alyson Eckmann e ka zbuluar një detaj që i kishte ndodhur në të kaluarën.

Bukuroshja amerikane, në një intervistë dhënë për “Telecinco” ka treguar se dikur e kishte pasur një flirt shumë të fortë me Cristiano Ronaldon.

Alyson në fakt ka konfirmuar se ylli portugez, i cili është në largim e sipër nga Manchester United, i kishte bërë ftesë asaj derisa po flisnin.

“Më ka ftuar në shtëpi të tij për ta kaluar një natë së bashku. Por, e refuzova. Mund të isha unë sot në vend të Georginas”, deklaroi gazetarja amerikane.

Sot, Alyson vazhdon të jetë një femër super-seksi me një profil eksplodues në Instagram me fotot e saj “përvëluese”.

Ronaldo njihet si futbollisti që ka pasur aventura me shumë femra, por shumë pak prej tyre kanë rezistuar dhe e kanë refuzuar, siç është rasti i Alyson Eckmann.

“CR7” qe disa vite është bashkë me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez, ndërsa në të kaluarën ishte në lidhje të gjatë me modelen ruse, Irina Shayk. 

Exit mobile version