Home Sport Roma kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

Roma kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

0
Roma kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

Roma ka arritur të siguroj biletën për çerekfinale të Kupës së Italisë.

Romakët kanë triumfuar me rezultat 3-1 ndaj Lecces.

Golat nga Kumbulla 40′, Abraham 54′ dhe Shomurodov 81′ i dhanë kalimin në raundin tjetër skuadrës, teksa për mysafirët golin e vetëm e realizoi Calabresi i cili e hapi sfidën në minutën e 14-të.

Me këtë fitore, Roma kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë dhe aty do të takohet me skuadrën e Interit të cilët triumfuan të mërkurën mbrëma ndaj Empolit pas vazhdimeve.

Exit mobile version