Dyshimet e ngritura nga njerëzit në rrjetet sociale dhe media tashmë janë vërtetuar! Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, vetëm pak muaj pasi dolën publikisht.
Në fakt, dyshimet se ata janë ndarë nisën pasi Roberti kishte fshirë të gjitha postimet në rrjetet sociale, megjithatë janë burime pranë ciftit që konfirmojnë dhënien fund të lidhjes dhe po ashtu zbulojnë arsyet që kanë cuar drejt ndarjes.
“Prej afro një muaji dukej se raporti i tyre nuk po funksiononte siç duhej. Ka qenë presioni i krijuar nga ekspozimi publik që ka bërë që në çift të lindin mosmarrëveshjet e para. Laureta nuk e ka përjetuar mirë pjesën e vëmendjes dhe për këtë arsye pas ndarjes ka vendosur të marrë një pushim të plotë”, thanë burimet për “Prive.”
Kujtojmë se Robert Berisha i dha fund 4 vite më parë romancës disavjeçare me këngëtaren Nora Istrefi, me të cilën ka edhe një vajzë të quajtur Renee. Pavarësisht ndarjes, ish-çifti kanë deklaruar se kanë ruajtur raporte të mira për shkak të vajzës.