Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Podujevës, Pajtim Balaj, në një postim në Facebook është tallur me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Reagimi i drejtorit ka ardh pasi që ministrja u është drejtuar qytetarëve të izolojnë shtëpitë e tyre para se të behët ftoftë.
Në postimin e parë që e ka bërë ai ka pyetur Ministren se a ka mundësi që qeveria ta bëjë subvencionimin e izolimit.
Në formë tallëse ai ka cekur se po pyet për një shok dhe ka treguar se Komuna e Podujevës është në përfundim të izolimit të banesave kolektive.
Pak më vonë i njëjti ka edituar statusin e tij duke e i shtuar pjesën në lidhje me Komunën e Podujevës.