Sor në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për shtrenjtimin e energjisë elektrike në Kosovë.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përmes një statusi në Facebook tha se në Kuvend u thanë disa të pavërteta rreth tarifave të energjisë të propozuara nga ZRrE dhe të subvencionuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Rizvanolli tha se nuk është e vërtet që çmimi i energjisë po bëhet 21 cent/kËh, ngjashëm me vendet si Italia.
Ajo tha se tarifa (mesatare) për konsumatorët shtëpiakë mbetet më e ulëta në Evropë, me përjashtim të Ukrainës, edhe nëse rritet tarifa në përputhje me propozimin e ZRrE dhe subvencionin e Qeverisë.
“Sot në Kuvend u thanë shumë të paverteta rreth tarifave të energjisë të propozuara nga ZRrE dhe të subvencionuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Një nga më të rëndat ishin deklaratat e disa deputetëve të opozitës se çmimi i energjisë po bëhet 21 cent/kËh, ngjashëm me vendet si Italia.
Për hir të opinionit publik dua të përmirësoj këto të pavërteta:
Në fakt, tarifa (mesatare) për konsumatorët shtëpiakë mbetet më e ulëta në Evropë, me përjashtim të Ukrainës, edhe nëse rritet tarifa në përputhje me propozimin e ZRrE dhe subvencionin e Qeverisë”, tha ajo.