Home Ballina Rivarroset sot Nuredin Dvorani, 23 vite pas rrëmbimit dhe zhdukjes së dhunshme në moshën 17 vjeçare nga forcat serbe

Rivarroset sot Nuredin Dvorani, 23 vite pas rrëmbimit dhe zhdukjes së dhunshme në moshën 17 vjeçare nga forcat serbe

0

Pas njëzet e tre vitesh nga rrëmbimi dhe zhdukja e dhunshme nga forcat serbe, rivarroset sot Nuredin Dvorani.
Ai ishte në moshën 17 vjeçare kur ishte zhdukur dhunshëm nga forcat serbe më 30 prill 1999.


Eshtrat e Nuredin Dvoranit janë gjetur dhe zhvarrosur nga lokacioni i varrezës masive në Qirez, Komuna e Skenderajt dhe tanimë janë identifikuar përmes analizës së ADN-së.

Me kërkesë të familjes, do të rivarroset sot më 21 janar 2022, ora 14:00, në fshatin Tërstenik, Komuna e Drenasit, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore, shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur dhe institucionet komunale.

Exit mobile version