Rita Ora dhe Taika Waititi u martuan në një ceremoni intime në Londër, sipas raportimeve.
E sapomartuara Rita Ora në formë të mirë në paraqitjen e fundit teksa doli për një pije freskuese pas stërvitjes së saj të përditshme në kryeqytet.
31 vjeçrja, ka treguar barkun e tonifikuar me një bluzë të shkurtë të zezë dhe pantallona po ashtu të shkurtra, së bashku me një palë atletet dhe çorape të gjata të bardha.
Ylli i muzikës doli me një pamje natyrale dhe stiloi flokët e saj bionde kaçurrela në një topuz.
Këngëtarja thuhet se tashmë ka ndryshuar mbiemrin dhe do të njihet si Waititi-Ora.