Home Rozë Rita Ora shihet e lodhur në Aeroportin e Cyrihut, pas performancës së zjarrtë

Rita Ora shihet e lodhur në Aeroportin e Cyrihut, pas performancës së zjarrtë

0
Rita Ora shihet e lodhur në Aeroportin e Cyrihut, pas performancës së zjarrtë

Ajo ka qenë në Cyrih këtë fundjavë për një performancë në festivalin “Open Air” të qytetit.

Dhe Rita Ora u fotografua në një gjendje të lodhur teksa hipi në një aeroplan privat për t’u larguar nga qyteti zviceran pas shfaqjes të shtunën, shkruan DailyMail.

Më herët gjatë ditës, ajo u shpreh se ‘mezi priste të performonte’, pasi ylli zbuloi se kishte arritur në qytetin e Zvicrës.

Në mbishkrimin e disa fotografive të publikuara para shfaqjes në Instagram, ajo kishte shkruar: “Ne jemi këtu! Ora 20:15 në skenën kryesore, qofshi atje ose ndryshe! Mezi pres të performoj për të gjithë ju sonte! Shkojmë!”.

Exit mobile version