Home Rozë Rita Ora gati për koncertet e verës

Rita Ora gati për koncertet e verës

0
Rita Ora gati për koncertet e verës

Këngëtarja me fame botërore Rita Ora ka ndarë së fundmi me 16.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram, disa foto teksa dukej mjaft në formë gjate provave për koncertet e saj të ardhshme verore.

Ylli i popit, u shfaq  e veshur me një  kostum  sportiv të ngushtë  pas trupit me shirita bardhë e zi, duke nxjerrë në pah format e saj të tonifikuara.

“Sot shkova direkt nga Wimbledon në prova… Shihemi së shpejti në festivalet verore!! Shumë e emocionuar”- shkruhej në postim.

Kujtojmë se Rita Ora prej një viti po shijon romancën e saj me regjisorin e njohur Taika Waititi , me të cilin 31-vjeçarja do të martohet së shpejti.

Exit mobile version