Këngëtarja kosovare, Rina Balaj, ka kohë prej kur po shijon lidhjen e saj me partnerin grek, Sin Boy.
E kohë pas kohe ajo edhe kalon kohë në Greqi.
Të shumta janë imazhet që ajo ka publikuar nga pushimet që po kalon atje bashkë me partnerin e saj.
Së fundi, këngëtarja, ka performuar në “Prime Music Festival” në Greqi.
Ajo ka shkëlqyer me paraqitjen dhe performancën e saj atje, ku edhe nuk kanë munguar fotografitë dhe videot të publikuara nga këngëtarja.
“Zhytur në kristale swarovksi”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e imazheve.
Rina u shfaq veshur me një set të gjelbërt dy pjesësh të cilin e kombinoi me një palë çizme të gjata po të njëjtës ngjyrë.
Gjatë performancës ajo mori vëmendje me linjat trupore fantastike, për të cilat punon shumë në palestër.