Home Sport Rikthehet futbolli mes luftës, Ukraina bën njoftimin zyrtar

Rikthehet futbolli mes luftës, Ukraina bën njoftimin zyrtar

0
Rikthehet futbolli mes luftës, Ukraina bën njoftimin zyrtar

Kampionati ukrainas i futbollit do të nisë më 23 gusht.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Rinisë dhe Sportit, Vadym Gutzait.

“Ndeshjet do të zhvillohen në territorin kombëtar, pa tifozë, me lejen e administratave ushtarake vendore dhe me respektimin e detyrueshëm të të gjitha rregullave të sigurisë.”

Rajonet e identifikuara për të luajtur këto ndeshje janë Lviv, Kiev, Transcarpathia dhe Ternopil. Ministri i Sportit shtoi se në rast të një alarmi sulmi ajror, ndeshjet do të pezullohen dhe lojtarët, trajnerët dhe stafi do të duhet të shkojnë me shpejtësi në strehimore.

Exit mobile version