Home Sport “Revolucioni Ten Hag”: 10 lojtarë pritet të zbarkojnë në “Old Trafford” gjatë verës

“Revolucioni Ten Hag”: 10 lojtarë pritet të zbarkojnë në “Old Trafford” gjatë verës

0
“Revolucioni Ten Hag”: 10 lojtarë pritet të zbarkojnë në “Old Trafford” gjatë verës

Ardhja e Erik Ten Hag po pritet të shoqërohet me ndryshime rrënjësore në skuadrën e Manchester United.

Në bazë të asaj që raporton Fabrizio Romano, deri në 10 lojtarë pritet të vijnë në skuadër me ardhjen e trajnerit.

Këtë e konfirmoi edhe Ralf Rangnick i cili tha se do të ndodhë një ristrukturim i skuadrës.

“Do të bëhet një ristrukturim i skuadrës. Gjashtë, shtatë…ndoshta 10 lojtarë do të vijnë këtu”, theksoi ai.

“Përveç në pozitën e portierit, në të gjitha repartet e tjera duhet të përforcohemi. Nuk mjafton të blihen tre ose katër lojtar”, shtoi tutje tekniku gjerman.

Cavani, Lindgaard, Matic e Mata pritet të largohen këtë verë për t’u lënë hapësirë ardhjeve të reja.

Ardhja e Ten Hag pritet të sjellë po ashtu edhe ekip të ri të ndihmësve të tij, në mënyrë që çdo gjë të fillojë nga e para për “Djajtë e Kuq”. 

Exit mobile version