Home Lajme Botë Republika e vetëshpallur Popullore e Donetskut hap ambasadën në Moskë

Republika e vetëshpallur Popullore e Donetskut hap ambasadën në Moskë

0
Republika e vetëshpallur Popullore e Donetskut hap ambasadën në Moskë
Mandatory Credit: Photo by YURI KOCHETKOV/EPA-EFE/Shutterstock (13027736h) The flag of the self-proclaimed Donetsk People's Republic (DPR) on display outside the embassy following it's official opening in Moscow, Russia, 12 July 2022. Russia officially recognized the independence of the self-proclaimed DPR on February 21, and signed an agreement on friendship, cooperation and mutual assistance. Embassy of the self-proclaimed Donetsk People's Republic (DPR) in Moscow, Russian Federation - 12 Jul 2022

Republika e vetëshpallur Popullore e Donetskut (DPR) ka hapur të martën ambasadën e saj në Rusi. Ambasadorja Olga Makeyeva dhe ministrja e Jashtme Natalia Nikonorova u thanë gazetarëve se diplomatët që përfaqësojnë DPR-në e mbështetur nga Rusia kanë marrë tashmë “një numër të madh” peticionesh nga qytetarët, me synimin për të adresuar problemet e tyre, sipas një raporti në të përditshmen ruse Kommersant, shkruan CNN.

Donetsk shtrihet në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, në të cilin janë zhvilluar bombardime të rënda gjatë muajve të fundit. Rusia njohu pavarësinë e DPR-së dhe Republikës Popullore të Luhanskut (LNR) – një ent tjetër separatist në Donbas  më 21 shkurt, tre ditë përpara se Rusia të niste pushtimin e saj.

Hapja e ambasadës në Moskë të martën u zhvillua pa asnjë zyrtar të lartë të qeverisë ruse.

“Ne nuk mund të festojmë këtu kur bashkatdhetarët tanë po vdesin,” tha Makeyeva.

Diplomatët gjithashtu planifikojnë të “sigurojnë informacion të vërtetë rreth ngjarjeve në DPR” dhe të rrisin numrin e vendeve që njohin pavarësinë e saj, raportoi Kommersant. Siria është i vetmi vend përveç Rusisë që ka njohur zyrtarisht DPR-në. Sipas Nikonorova, bisedimet për njohjen janë duke u zhvilluar gjithashtu edhe me Korenë e Veriut.

Makeeva tha se përveç punës me qytetarët, rreth 20 anëtarët e saj të stafit do të trajtojnë edhe çështje politike.

“Ne duhet të punojmë me misionet diplomatike  në Moskë. Por do të na duhet gjithashtu të përcjellim informacion të vërtetë rreth asaj që po ndodh në Republikë dhe, natyrisht, të zbatojmë politikën e jashtme të DNR në Rusi,” tha Makeeva.

Exit mobile version