Home Rozë Reperi i njohur “martohet” me 23 vajza

Reperi i njohur “martohet” me 23 vajza

0
Reperi i njohur “martohet” me 23 vajza

Drake nuk është gati që të qëndrojë me një grua. Reperi kanadez sapo ka publikuar projektin më të ri muzikor me titull,”Falling Back”,por gjithë vëmendjen e mori klipi. Reperi, i cili publikoi albumin surprizë Honestly, Nevemind, martohet me 23 vajza në klip.

Në klip, shfaqet dhe Tristan Thompson, i cili shihet në fillim të këngës duke thënë: “A je gati?” Ndërsa reperi thotë: “Jam mirë vëlla. Është një kohë e mirë për mua. Unë jam gati, jam i dashuruar”. Pjesa tjetër e videos dokumenton martesën e Drake me vajzat me fustan të bardhë.

Ai i jep secilës nuse nga një unazë. Në klip shfaqet dhe e ëma e tij, Sandi Graham, e cila dëgjohet duke thënë: “Unë mendoj se ai me të vërtetë po i merr seriozisht këto”.

Exit mobile version