Home Rozë Reperi i njohur jep dy lajme të mëdha, bëhet baba dhe fejohet me të dashurën misterioze

Reperi i njohur jep dy lajme të mëdha, bëhet baba dhe fejohet me të dashurën misterioze

0
Reperi i njohur jep dy lajme të mëdha, bëhet baba dhe fejohet me të dashurën misterioze

Post Malone është zyrtarisht baba… dhe është fejuar! Reperi dha lajmin emocionues gjatë një interviste me Howard Stern më 13 qershor. Vetëm një muaj pasi njoftoi shtatzëninë e të dashurës së tij, Post konfirmoi se ajo kishte lindur. Ai tregoi se është bërë baba i një vajze.

“U zgjova në orën 2:30.”, tha ai. “Shkova dhe putha vajzën time dhe më pas...” Në atë moment, Howard e ndërpreu atë, duke i kërkuar që të sqaronte nëse “vajza e tij” ishte e dashura e tij apo një foshnjë. “Është vajza ime,” konfirmoi reperi.

Më pas, Post u pyet në lidhje me të dashurën dhe të sqaronte statusin e marrëdhënies së tyre. “Ajo është e fejuara ime,” pranoi Post, që ishte gjithashtu një informacion i ri. Ende nuk e ka zbuluar identitetin e gruas misterioze, por duket qartë se gjërat po shkojnë mirë.

Exit mobile version