Home Ballina Refuzohen edhe gjashtë persona që u paraqitën si viktima të UÇK-së kundër krerëve të saj në Speciale

Refuzohen edhe gjashtë persona që u paraqitën si viktima të UÇK-së kundër krerëve të saj në Speciale

0

Edhe 10 persona, identiteti i të cilëve është i klasifikuar si konfidencial, janë paraqitur në Gjykatën Speciale si viktima të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur në raportin e 10-të të Zyrës për Pjesëmarrjen e Viktimave në Proces.

Sidoqoftë, jo të gjithë nga këta persona që pretendojnë të jenë viktima të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë pranuar si të tillë, për arsye të ndryshme.

Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave, në raportin e saj ka rekomanduar që vetëm katër prej këtyre personave të pranohen si viktima pjesëmarrëse në proces.

Ndërkaq, për gjashtë prej tyre ka rekomanduar refuzimin.

“Zyra vlerëson se gjashtë aplikantë – Viktima-105/06, Viktima 149/06, Viktim-166/06, Viktim-271/06, Viktima-272/06, dhe Viktima-273/06 – nuk kanë demonstruar mjaftueshëm në prima facie, në bazë të faktit se ngjarjet e përshkruara në kërkesat e tyre nga të cilat ata pretendojnë se kanë pësuar dëm bien brenda fushës materiale, kohore dhe gjeografike të akuzave, siç përshkruhet në Aktakuzën e Konfirmuar të Ndryshuar. Rrjedhimisht, VPO i rekomandon gjyqtarit të procedurës paraprake që t’i refuzojë këta aplikantë të marrin pjesë si viktima në procedurë”, thotë Zyra në fjalë.

Zyra në fjalë gjithashtu thotë se shtatë nga këta persona kanë kërkuar masa mbrojtëse, teksa tre prej tyre nuk kanë parashtruar ndonjë kërkesë.

Ndryshe, tashmë kanë kaluar dy vite prej arrestimit të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Që nga ajo kohë, atyre u është refuzuar çdo kërkesë për mbrojtje në liri. /Lajmi.net/

Exit mobile version