Pasi paralajmëroi dimër të vështirë për shkak të mungesës së energjisë elektrike ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot në orën 16:00 viziton Korporatën Energjetike të Kosovës.
Gjatë kësaj vizite, ministrja do të vizitoj edhe Termocentralin Kosova A, i cili ka qenë problemi kryesor që tash e disa muaj qytetarët e Kosovës kanë pasur reduktime të rrymës.
Lajmi është bërë i ditur nga Zyra Komunikim me Publikun në Ministrinë e Ekonomisë, shkruan Insajderi.
Njoftimi i plotë:
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot viziton Korporatën Energjetike të Kosovës – Termocentralin Kosova A.
Vendi: KEK – Termocentrali Kosova A
Data: 20.09.2022
Ora: 16.00