Home Sport Reali në panik, tifozët e Celticut pritet ta “pushtojnë” Madridin

Reali në panik, tifozët e Celticut pritet ta “pushtojnë” Madridin

0
Reali në panik, tifozët e Celticut pritet ta “pushtojnë” Madridin

Te Real Madrid janë ngritur alarmet për atë që mund të ndodhë të mërkurën në ‘Bernabeu’ dhe rrethinat e tij.

Forcat e sigurisë kanë raportuar praninë e më shumë se të mundshme të 7000 tifozëve të Celtic, pa bileta për ndeshjen. Për klubin skocez është një ditë historike dhe siç kanë bërë edhe herë të tjera, tifozët, për faktin e thjeshtë që janë pranë skuadrës së tyre, janë të kënaqur.

Në kohën kur biletat për ndeshjen dolën në shitje, Real Madridi e perceptoi rritjen e kërkesës në krahasim me ndeshjet e tjera në fazën e grupeve të Champions League dhe kujtoi se prania e tifozëve të skuadrës kundërshtare është e kufizuar në zonën e rezervuar për ta.

Ndeshjet e mëparshme flasin për një sjellje të mirë të tifozëve të keltëve, pasi ata janë njohur nga organizma të ndryshëm. Në fakt, FIFA i ka vlerësuar në vitin 2017 si tifozët më të mirë në botë, por kjo nuk do të thotë që si klubi, ashtu edhe delegacioni qeveritar, të aktivizojnë të gjitha protokollet për të garantuar sigurinë. UEFA u dha atyre edhe çmimin ‘Fair Play’.

Është e zakonshme që në të gjitha ndeshjet e luajtura në stadiumin e tyre, Celtic Park, ai është i mbushur plot, pra 60 mijë tifozë mbështesin ekipin e tyre në çdo rrethanë. Në udhëtimin e fundit në Barcelonë, mendohej se 20.000 tifozë të Celtic udhëtuan edhe pse vetëm 7.000 prej tyre kishin një biletë. Zero probleme, diçka shumë larg asaj që ndodh zakonisht në ndeshjet ndaj Glasgoë Rangers, që sjell me vete tifozët e konsideruar shumë të rrezikshëm.

Ndeshja kundër Celtic dukej se do të ishte e parëndësishme, por dështimi ndaj Leipzig e detyron Real Madridin të kërkojë fitoren ndaj skuadrës skoceze. Ndeshja tashmë kishte mjaft stimuj për praninë e një skuadre nga Glasgoë dhe tifozëve të saj gjithmonë besnikë, pasi Celtic po vjen në Madrid për tre milionë eurot e fitores, sepse të mërkurën do do të jetë ndeshja e tij e fundit në Europë këtë sezon.

Vizita e fundit e skuadrës skoceze në ‘Santiago Bernabeu’ daton në vitin 1980. Me atë rast ishte çerekfinalja e Kupës së Europës dhe Real Madridi fitoi 2-0 në ndeshjen e parë. Santillana dy herë dhe Juanito ishin autorët për certifikimin të suksesin ndaj një prej skuadrave më të frikshme në Europë në ato vite.

Exit mobile version