Home Sport Reali dhe Modric afër rinovimit, mungon vetëm zyrtarizimi

Reali dhe Modric afër rinovimit, mungon vetëm zyrtarizimi

0

Luka Modriç është një nga shtyllat kryesore te skuadra e Real Madrid. Kontrata aktuale e mesfushorit kroat përfundon në fund të këtij sezoni, me veteranin që pritet të vazhdojë të jetë pjesë e “Los Blancos”.

Sipas “AS” raportohet se palët kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës mes tyre, të paktën edhe për një sezon tjetër, me veteranin që pritet që të “qëndrojë” në “Santiago Bernabeu”, me opsion zgjatjen e kontratës edhe për një vit tjetër.

Sipas burimit në fjalë raportohet se 36-vjeçarit do t’i ofrohet një pozitë në klub, pasi ai të vendosë për pensionim nga futbolli. Kujtojmë se kroati u transferua te madrilenët nga Tottenham Hotspur në vitin 2012. 

Exit mobile version